NASA ka lëshuar një mision të ri në Planetin Mars. Me këtë projekt synohet studimi i tërmeteve në planetin e kuq si dhe formimi I tij.

NASA eksploron Marsin përsëri katër vjet e gjysmë pas lëshimit të sondës së fundit, “Maven 2013”. Objektivi: për të studiuar nëntokën e Planetit të Kuq.

Misioni i quajtur “InSight” do të arrijë atje ku nuk kanë mundur anijet kozmike, modulet e uljes dhe sondat orbitale. Gjetjet mund të mbulojnë fazat më të largëta të formimit të planetit “shkëmbor”, përfshirë Tokën dhe Hënën e saj, në formimin më të gjerë të sistemit diellor.

Raketa, Atlas 5, u lëshua pak pas orës 13 të së dielës nga baza e Kalifornisë në Vandenberg dhe jo nga baza e zakonshme Cape Canaveral në Florida.

Mbërritja është planifikuar për në nëntor me zgjerimin e paneleve diellore dhe ekspozimin e pajisjeve kryesore që do të fillojnë menjëherë të punojnë. Para së gjithash, ata duhet të regjistrojnë tërmetet në Mars dhe rrjedhat termale në nëntokë deri në 5 metra thellësi.

Ndërkohë, i gjithë projekti kap një shifër marramendëse prej 993 milionë eurove. Sonda do të punojë rreth dy vite për të zbuluar se çfarë fshihet poshtë sipërfaqes së planetit Mars.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: