Agjencia Amerikane e Aeronautikës dhe Hapësirës (NASA) paralajmëron se nga Antarktida së shpejti do të shkëputet një akullnajë gjigante.


NASA përmes një deklarate thekson se kjo akullnajë është me sipërfaqe dy herë më të madhe se Nju-Jorku, e cila së shpejti do të shkëputet nga akullnaja masive Brunt.


Shkencëtarët kanë gjetur kratere të mëdha që paraqesin fazën e fundit të shkëputjes së akullnajës ndërsa dëshmi e kësaj janë edhe pamjet e krahasuara satelitore të realizuara më 30 janar të vitit 1986 dhe 23 janar 2019.


Hulumtuesi Joe McGregor pohon se ngrohja globale përshpejton shkrirjen e akullit në Antarktidë dhe se çarjet në akullnajën Brunt janë fakte të pamohueshme për këtë.