NASA ka prezantuar kostumet që do të përdoren në misionin ”Artemis” që synon të zhvillojë udhëtime me njerëz në Hënë.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri


Në aktivitetin e prezantimit të organizuar në qendrën e NASA-s në Uashington, u prezantuan prototipet e kostumeve hapësinore të quajtura “Njësia e zbulimit të lëvizjeve jashtë mjetit” (XEMU) dhe “Sistemi për shpëtimin e personelit” (OCSS).


Kostumet planifikohen të përdoren gjatë ecjeve në hapësirë si dhe për mbrojtjen e astronautëve.


NASA deri në vitin 2024 planifikon që të organizojë udhëtime me njerëz në Hënë në kuadër të misionit ”Artemis”.

Udhëtimet planifikohen të zhvillohen deri në vitin 2028.

Në orbitën e Hënës pritet të vendoset një stacion hapësinor, që do të përdoret si shkallë për të udhëtuar në Mars.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: