NASA publikoi fotot më të pastra e njëkohësisht mahnitëse të përfituara ndonjëherë nga galaksitë përreth nesh falë punës së teleskopit Hubble.

Imazhet janë pjesë e një projekti të quajtur “LEGUS”, akronim për “Legaxy ExtraGalactic UV Survey” me të cilin studiuesit e agjencisë hapësinore ndërkombëtare po punojnë prej vitesh.

Projekti synon ndërtimin e një atlasi gjigant me imazhe me ngjyra, që do të shërbejë për kuptimin dhe ndërtimin e hartave më të sakta për atë pjesë të universit që njeriu është në gjendje të shohë deri tani, e që falë teknologjisë nuk është i vogël.

Kureshtjen e publikut, NASA e ka shuar disi me publikimin e një katalogu të vogël.
“Nuk kemi patur kurrë më parë një katalog yjësie me foto, ku është përdorur teknologjia me rreze ultravjollcë”, thotë e emocionuar Daniela Calzetti, e Universitetit të Masachusetts.

Rrezet ultravjollcë mundësojnë që në imazhet e shkrepura të fiksohen edhe yjet më të rinj e në formim e sipër, drita e të i cilëve është tepër e zbehtë për t’u kapur me metodat tradicionale.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb