Toka do përjetojë errësirën më të madhe për 15 ditë në nëntor të vitit 2016 duke filluar nga 15 nëntori deri më 30 nëntor, deklaron NASA. NASA sqaron ndër të tjera se gjithçka vjen si rezultat i një ngjarje astronomike mes planetëve Venus dhe Jupiter.

Astronomët kanë njoftuar se bota do të përjetojnë këtë ngjarje të çuditshme nga 15 nëntori në 3:00 deri më 30 nëntor, 04:45.

Mësohet se Venusi do të kalojë në jug-perëndim të Jupiterit e për pasojë do të ndriçojë 10 herë më shumë se Jupiteri, dritë kjo që do të ngrohë gazet në Jupiter duke shkaktuar një reagim. Gazrat do të nxjerrin një sasi të paparë hidrogjeni në hapësirë, e cila do të bëjë kontakt me diellin në rreth 2:50 të mëngjesit. Kur hidrogjeni të bëjë kontakt me diellin ai do të shkaktojë një shpërthim masiv në sipërfaqen e diellit. Nxehtësia e shkaktuar do të detyrojë diellin që të kthehet në ngjyrë kaltëroshe dhe do ti duhen të paktën 14 ditë për të rivendosur temperaturën normale dhe mbajtjen e ngjyrës normale për pasojë të cilës ndriçohet edhe toka. Charles Bolden, kreu i NASA-s ka publikuar një dokument 1.000 faqesh që shpjegon ngjarjen në detaje në Shtëpinë e Bardhë.

Charles Bolden, kreu i NASA-s ka publikuar një dokument 1.000 faqesh që shpjegon ngjarjen në detaje në Shtëpinë e Bardhë.

“Ne nuk presim asnjë efekte të mëdha nga kjo errësirë. Efekti i vetëm që kjo ngjarje do të ketë në Tokë është një rritje e temperaturës me 6 – 8 gradë. Askush nuk duhet të shqetësohet shumë. Kjo ngjarje do të jetë e ngjashme me përvojën e Alaskansas në dimër ” thotë Bolden.
(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: