“NASA mund të përdorë bojë për të mbrojtur planetin tonë nga një asteroid i fuqishëm që mund të zhdukë jetën në Tokë”, njoftoi një prej inxhinierëve të agjencisë, shkruan Daily Mail.

U zbulua se në vitin 2135 mund të vijë një shkëmb aq i fortë hapësinor i quajtur ‘101955 Bennu’ që do jetë më i madh se ndërtesa e Empire State sa të zhdukë jetesën.

Shkencëtari Michael Moreau që po kujdeset për misionin NASA-REX, është duke punuar për një hetim ku anija kozmike mund të dërgohej për të pikturuar asteroidin që ti ndryshonte drejtimin.

Ndryshimi i ngjyrës do e ekspozonte ndaj rrezatimit diellor dhe do e ngrohte objektin derisa të ndryshonte orbitën për të humbur drejtimin për në planetin tonë.

“Vetëm duke pikturuar sipërfaqen me një ngjyrë tjetër mund të ndryshojë vetitë termale dhe orbitën e saj”, tha ai.

 (BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: