TIRANE

Shkrimtari Naser Aliu në një lidhje me skype në emisionin “Dritare me Rudinën” në News 24 ka komentuar lidhjen e shqiptarëve me nderin dhe seksin.

Ai u shpreh se nderi si koncept nuk ekziston, por vetëm dinjiteti. Aliu tha se përsa kohë do përdoret koncepti i nderit, do të diskriminohen femrat.

“Nderi nuk ekziston si nocion në shqipërinë moderne, por dinjiteti po. Deri sa të ekzistojë ky nocion do të diskriminojmë gratë. Tradhëtitë nuk janë tradhëti, por mungesë besnikëri. Dy persona kur nuk janë të afërt me njëri tjetrin, kanë tradhëtuar. Duhet të korigjojnë gabimet me martesa deri në mungesën e besnikërisë”, u shpreh ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: