Biseda e përgjuar mes Jankullovskës dhe Mijallkovit për shfarosjen dhe urrejtjen patologjike të shqiptarëve tregon se tragjedia në Kumanovë ishte përgatitur.

Ja disa nga mesazhet se çka thonë Jankullovska dhe Mijallkov për shqiptarët:

“Duhet pastruar njëherë e përgjithmonë me ta”… (Jankullovska)

“E dij se duhet bërë kjo me ta, por duhet konsensus nacional maqedonas”…. (Mijallkov)

“Për një orë do i shfarosim”… (Jankulovska)

Kështu thonë nga përgjimet Gordana Jankullovska dhe Sasho Mijallkov.

Nga kjo po dëshmohet se skenari i terrorit në Kumanovë, ishte përgaditur mirë dhe se dikush e paska parapërgatitur dhe kurdisur mirë 9 majin tragjik.

Por këto monstra shoveniste sllave përgjigjen e vërtetë e morën në Kumanovë.

Krenaria dhe himnizimi i njësiteve speciale të Jankullovskës dhe Mijallkovit në ditën e 9 majit u shëndërrua në panikë dhe traumatizim, përballë vetëm disa ish-komandantëve të UÇK-së.

Tani duke analizuar me ‘koka të ftohta’ duhet një hulumtim joemocional i bazuar ne profesionalizem gazetaresk.

Derisa për çdo ditë po dëgjojmë vetëm palën zyrtare si protagoniste lidhur me përleshjen e armatosur në Kumanovë, ende nuk kemi dëgjuar palën tjetër konfrontuese që ishte stacionuar në Lagjen e Trimave në Kumanovë.

Një pjesë e ish-komandantëve të njohur të UÇK-ve apo siç po i quajnë nga grupi i armatosur janë gjallë dhe ata do të flasin, do të thonë të vërtetën se përse kishin ardhur në Kumanovë.

A bëhet fjalë për ‘mercenarizëm’, ‘2 a 3 milionë euro’ apo për ndonjë të vërtetë tjetër se po zihej skenari dhe era e barotit…!?

Sami Ukshini njëri ndër protagonistët kryesor dhe ai do ta thotë fjalën e tij, duke i`u përgjigjur Ali Ahmetit, Sadulla Durakut, por edhe kumanovarëve.

Prandaj, duhet të zbardhet e “vërteta shqiptare në Maqedoni”…

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb