Korça vijon të “ziejë” nga mijëra turistë vendas e të huaj, të cilët kanë zgjedhur këto ditë qytetin juglindor për t’u bërë pjesë e Festës së Birrës, duke shijuar birrën e parë dhe më të mirë shqiptare, Birrën Korça.
Sot është nata e fundit e kësaj feste madhështore, që prej 13 vitesh sjell në Shqipëri qindra-mijëra turistë nga e gjithë botë, të cilët vijnë për të shijuar birrën e jashtëzakonshme dhe “mbretëreshën” e të gjitha birrave, Birrën Korça.
Gazetarja Lorena Kodra raportoi për “BalkanËeb” nga Korça se turistë të shumtë kanë filluar të mbushin Sheshin e “Pazarit të Ri”, ndërsa atmosfera sa vjen e ndizet më shumë.
Gazetarja Kodra zbuloi edhe disa nga surprizat e natës së fundit, teksa tha se mbrëmjen e sotme pritet të performojnë këngëtarët Eugent Bushpepa dhe Anxhela Peristeri.
Ndërsa nga Sheshi “Skënderbeu” i Korçës, gazetarja Erjola Jata solli disa mendime të turistëve, të cilët po kalojnë pushimet nën ritmet e muzikës së mrekullueshme dhe shijes së pazëvendësueshme të Birrës Korça.
“Kam ardhur nga Greqia, vij çdo vit për Festën e Birrës. Është një festë shumë e mirë, sidomos këtë vit. Më pëlqen shumë që vij çdo vit dhe e festoj. Sivjet nuk ka pasur as aksidente, ka qenë shumë mirë”, shprehet turisti që jeton në Greqi.
Njerëzit korçarë janë shumë të sjellshëm. Kam ardhur apostafat për Festën e Birrës”, thotë një tjetër turiste.
“Birra Korça është më e mira. Do doja të vazhdonte gjithmonë, gjatë gjithë verës”, shprehet një korçar.
(BalkanWeb)