Gjatë natës së ndërrimit të viteve dhe në orët e para të janarit, ka pasur një fluks të lartë të qytetarëve që janë paraqitur në urgjencën e Spitalit Rajonal të Lezhës.

Sipas mjekes së urgjencës, Elsuida Prendi, qytetarët janë paraqitur kryesisht për shkak të konsumimit të tepruar të alkoolit, ndërkohë që nuk ka pasur persona të dëmtuar nga përdorimi i mjeteve piroteknike.

Sipas mjekes Prendi, situata ka qenë e vështirë për t’u menaxhuar për shkak se urgjenca e Spitalit ndodhet në rikonstruksion.

Ditet e para të janarit në Lezhë kanë nisur në mënyrë të qetë, ndërsa deri tani nuk është regjistruar ndonjë incident.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: