Mbrëmja e fundvitit për shumë është një ditë relaksi, por për artistët tanë është padyshim nata më fitimprurëse. Prej kohësh tashmë janë pronotuar club-et ku emrat më të njohur të muzikës do të performojnë për të gjithë ata që zgjedhin të festojnë deri në orët e para të mëngjesit.

E normalisht kur flasim për festën e ndërrimit të viteve, dihet që çmimet e këngëtarëve janë edhe më të kripura. Suplementi i Gazeta Shqiptare, “Bluetooth” ka mundur të mësojë se sa do të paguhen disa prej emrave më të njohur të skenës mbrëmjen e 31 dhjetorit, por edhe të 1 janarit. “Mbreti” i natës mbetet edhe për këtë vit Noizy.

Reperi i mirënjohur bëhet me dije se do të jetë i ftuar në nga clubet e kryeqytetit ku dhe do të marrë plot 20 mijë euro. Sipas burimeve pranë Noizyt, ai ka refuzuar disa oferta të majme edhe në diasporë për të qenë pranë familjes këto festa deri në mesnatë. Megjithatë, ajo që bie në sy është janë shumat e mëdha që këngëtaret nga Kosova do të marrin këtë fundvit. Adelina Tahiri do të jetë në Zvicër, ku do të marrë 12 mijë euro për mbrëmjen e 31 si dhe të datës 1 janar.

Nora Istrefi është një tjetër këngëtare, që këtë vit do të paguhet plot 10 mijë euro për performancën e saj. Gjyste Vulaj është një tjetër emër, e cila do të paguhet 10 mijë euro për dy netët ku do të performojë. Grupi NRG do të performojë në Tiranë dhe do të marrë në total 10 mijë euro për këtë natë. Rovena Stefa do të jetë në Gjermani dhe do të marrë 10 mijë euro, ndryshe nga një vit më parë ku mori 12 mijë euro.

Gena dhe Silva Gunbardhi këtë vit të ri do ta festojnë me shqiptarët në SHBA. 10 mijë euro kanë kushtuar këngëtarët për performancën e tyre live në Miçigan. Anjeza Branka do të jetë në Dyserdorf të Gjermanisë dhe do të marrë 3 mijë euro për këtë natë. Si nata më speciale e vitit, çmime të shtrenjta do të ketë edhe për klientët. Kështu, disa clube në Tiranë i kanë mbyllur tashmë rezervimet e tyre, madje edhe në zonat VIP. Çmimet variojnë nga 1 mijë lekë hyrja deri tek 30 euro për person. E duke parë çmimet dhe të ftuarit specialë të kësaj nate, atmosfera është e garantuar…

(Bluetooth/GazetaShqiptare)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: