VJENË- Suedia është shpallur fituese e Eurovizion 2015, ndërsa Shqipëria me këngën ‘I’m Alive’ nga Elhaida Dani është renditur në vendin e 17-të me 34 pikë në total. Këngëtari suedez Mans Zelmerlow me këngën e tij energjike ‘Heroes’ ka arritur të triumfojë me 365 pikë, duke lënë në vend të dytë Rusinë dhe Italinë në vend të tretë.

Pas suksesit që arriti në natën e parë duke u kualifikuar për në finale të Eurosong, këngëtarja shqiptare, Elhaida Dani, ka sjellë sërish emocione të forta në natën e madhe të finales e cila u mbajt në Vjenë të Austrisë, por renditja nuk ka qenë e kënaqshme.

Performanca e saj ishte padiskutim më e mirë se në natën e parë dhe zëri i saj ka arritur të mbushë skenën gjigande të Festivalit Europian duke marrë duartrokitjet e publikut.

Në natën finale performuan 27 vende, ndërsa Elhaida Dani këndoi e 26-ta. Në fund të gjitha shtetet kanë dhënë pikët e tyre pas televotimit.

Pikët maksimale, 12 pikë Shqipëria ja dha Italisë, 10 pikë Greqisë dhe 8 pikë Rusisë. Pikët maksimale Elhaida Dani i ka marrë nga Maqedonia, Mali Zi ka dhënë 10 pikë për Shqipërinë, ndërsa Greqia 6 pikë. Serbia nuk i ka dhënë Shqipërisë asnjë pikë, por ne i kemi dhënë 2 pikë. Por ajo që ka bërë më shumë përshtypje ka qënë Italia, e cila nuk i ka dhënë asnjë pikë Elhaida Danit që fitoi ‘The Voice of Italy’.

Ja radhitja e performancave në finale:

1. Sllovenia
2. Franca
3. Izraeli
4. Estonia
5. Anglia
6. Armenia
7. Lituania
8. Serbia
9. Norvegjia
10. Suedia
11. Qipro
12. Australia
13. Belgjika
14. Austria
15. Greqia
16. Mali i Zi
17. Gjermania
18. Polonia
19. Letonia
20. Rumania
21. Spanja
22. Hungaria
23. Gjeorgjia
24. Azerbaixhani
25. Rusia
26. Shqipëria
27. Italia

https://www.youtube.com/watch?v=wlzPe98fBsk&feature=youtu.be

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb