Muzika e lindjes në bregdetin e Adriatikut. Ka qenë Orkestra e Flautit të Bambusë së Kinës, që në bashkëpunim me hënën e ndritshme, aromën e detit dhe pishat gjysmëshekullore, ka dhuruar për të pranishmit në Prestige Resort, një mbrëmje magjike me tingujt e natyrës nga flauti.

Prestige Resort u shndërrua në një skenë gjigante, për një koncert të rrallë që nuk ishte dëgjuar më parë në Shqipëri. Për mbi 400 të pranishmit, Orkestra e Bambusë së Kinës, me artistë të rinj e virtuozë, dhe me instrumente tradicionale kineze si flaut e xiao, sollën një program të përzgjedhur nga folku i Kinës.

Të pranishëm në koncertin e orkestrës kineze, ishin personalitete të njohur të artit dhe politikës, ndër të cilët edhe Ministri i Turizmit, Blendi Klosi. Si një frekuentues i Prestige Resort, Klosi komplimentoi dhe përgëzoi presidentin e Hysenbelliu Group, z. Irfan Hynsebelliu për punën e mrekullueshme që është bërë këtë sezon turistik, duke i ofruar pushuesve vendas dhe të huaj që e frekuentojnë çdo ditë, mikpritjen, komoditetin, cilësinë dhe shërbimin e përkryer.

Frymëzuar nga pamja mahnitëse e perëndimit të diellit në Adriatik, artistët kinezë performuan pjesë muzikore si “Ribashkimi i Gëzueshëm”, “Kënga e thjeshtë” e Henan-it, “Frazat e Bambu-së”, “Vetmia”, “Yangko”, “Tre Pamjet e Ishullit të Thesarit” dhe “Kënga e Yangguan-it”, e cila është muzikë vokale e ripunuar nga muzika e lashtë.

Performanca e shkëlqyeshme e muzikantëve kinezë fitoi duartrokitjet e vazhdueshme të dëgjuesve. Por dëgjuesit shqiptarë, u befasuan kur orkestra luajti veçanërisht muzikën popullore shqiptare, “Si dukat”.

Kjo performancë ishte stacioni i fundit i turneut 2018, të Orkestrës së Flautit të Bambu-së së Kinës në 5 vende ballkanike, performancë e cila përmbylli me sukses këtë turne.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb