Shkrimtarja Natasha Lako nga rubrika “Opinion” në Neës24 foli për figurën e Ismail Kadaresë, i cili u nda nga jeta mëngjesin e sotëm.

Lako e konsideroi shkrimtarin si “fenomeni Kadare”.  Lako tha se e ka njohur Kadarenë në rininë e saj. “Kur kam ccuar në gazetën Drita, poezitë e mia të para, e kisha redaktor të tyre”, rrëfeu Lako, e cila shtoi se e kishte një mik shumë të mirë kolosin e letrave shqipe.

Ajo tha se Kadare ishte një fenomen, sepse ne kishim shumë shkrimtarë, por ai kishte shpirtin qytetar.

“Për mua, si vajzë korccare, ishte fenomeni qytetar që e priste i gjithë brezi. Unë mendoj sot se nga aftësia e madhe e Kadaresë, që solli jetën urbane të Shqipërisë, shkrimtari u përket ccdo shtrese. Një shkrimtar, një fenomen si Kadareja vjen si zëdhënës i shumë epokave shqiptare”, tha Lako.

Shkrimtarja tha se Kadare e ka pranuar vetë që është më shumë romancier se sa poet, por kryevepra e kryeveprave mbetet “Pallati i Ëndrrave”.

“Shkrimtarë si Kadare kanë përhapur një dritë të pashuar, një dritë emancipuese”, tha Lako.

Shkrimtarja tha se shqiptarët duke dashur të relativizojnë gjithçka, njëlloj sikundër e ka goditur regjimi i kaluar, vijuan ta godasin. “Kadare ishte europiane më i madh shqiptar, ata që e goditën nuk e shikonin dot dritën e tjetrit”, tha Lako.

Ajo tha se ccuditërisht sapo dëgjova lajmin për ndarjen nga jeta të Kadaresë, mu kujtua kali i Skënderbeut shkruar nga Marlin Barleti. “Nuk sjell shkrimtari epokën, është epoka që sjell shkrimtarin. ‘Dimri i vetmisë së madhe’ është një kryevepër e madhe. Kadare është shumëdimensional, është i të gjithëve, madje e ka lexuar edhe Enver Hoxha, por sikundër e thashë shkrimtari është i të gjithëve, është edhe i kriminelëve”, tha Lako.

Ajo tha se ka personalitete që e kanë sharë Ismail Kadarenë, ndërsa sot i bëjnë nderet më të mëdha. “Gjithë lëvizjen demokratike, shpirti i saj ishte Kadare. Studentët në atë kohë thonin: Kadare është me ne. Vetë ikja e Kadaresë ndikoi në lëvizjen demokratike”, tha Lako.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb