RIMINI

Një natë e çmendur ka qenë ajo e mbrëmshmja për dy shqiptarë që banonin në komunën e Novafeltria, në Rimini të Italisë. Ata, pasi janë dehur, kanë nisur të godasin makinat në qendrën e komunës.

Banorët kanë dëgjuar zhurmat jashtë dhe kanë bërë denoncim në polici ndaj dy shqiptarëve të dehur dhe shqetësues. Edhe pse shqiptarët kanë tentuar të arratisen me makinën e tyre, ata janë kapur në kohë nga ana e karabinierëve, shkruajnë mediat italiane.

  • foto galeri
  • foto galeri

Shqiptarët, madje në momentin që janë arrestuar, ishin duke udhëtuar në drejtim të kundërt me drejtimin normal të udhëtimit nëpër udhë. Karabinierët kanë ndaluar në vend një 45-vjeçar shqiptar, i cili dukshëm kishte konsumuar alkool jashtë çdo normaliteti. Ai kishte konsumuar alkool së paku 4 herë nga se është normaliteti.

Ndërsa 45-vjeçari u dorëzua i qetë te karabinierët, ndryshe ndodhi me shqiptarin tjetër. 27-vjeçari me shtetësi shqiptare nuk ka pranuar të dorëzohet, por në vend të kësaj ai ka hedhur kërcënime në drejtim të policisë italiane. I riu, njohur nga policia italiane edhe për krime të ngjashme në shtetin fqinj, u arrestua në mëngjes, pas një vendim i të lëshuar për ndalimin e tij nga ana e Gjykatës së Riminit.

(d.xh/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb