Trajneri i Francës, Didier Deschamps, ka publikuar listën me lojtarët që do të jenë të grumbulluar për dy ndeshjet e Ligës së Kombeve, ndaj Izraelit dhe Belgjikës.

Bie menjëherë në sy lënia jashtë e sulmuesit të Real Madrid, Kylian Mbappe. Futbollisti pësoi një dëmtim pak javë më parë, nga i cili është rikuperuar.

Megjithatë, Deschamps në bashkëpunim edhe me klubin madrilen, kanë vendosur që Mbappe të mos jetë në grumbullimin e Francës, pasi nuk është rikuperuar ende plotësisht dhe rrezikon dëmtim tjetër.

E njëjta situatë edhe për futbollistin tjetër të Real Madrid, Ferland Mendy, i cili është lënë jashtë gjithashtu.

Në listë janë emra të tjerë të njohur, si Maignan, Fofana, Theo Hernandez, Konate, Saliba, Camavinga, Tchouameni, Barcola, Dembele, Olise dhe Thuram.

Deschamps
 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: