Haaland bën protagonistin edhe me kombëtaren norvegjeze. Për cilindo që e ka kritikuar gjigandin e sulmit se ai bën mirë vetëm me klubin e tij Manchester City-n gabohet. Në sfidën Norvegji-Austri, të vlefshme për raundin e 2-të, të grupit 3B të Nations League, ishte pikërish goli i Erling Haaland, 10 minuta nga fundi i sfidës që i dhuroi 3 pikë shumë të rëndësishme norvegjezëve, përballë një kundërshtari shumë të fortë si Austria. 2 golat e tjerë u realizuan në pjesën e parë nga Myhre për vendsasit në minutën e 9-të dhe Sabitzer që barazoi përkohësisht për miqtë në minutën e 37-të. Me këtë fitore Norvegjia ngjitet në vendin e 2-të në grup me 4 pikë, duke lënë pas Austrinë me vetëm 1 pikë.

Ky grup, ndërkohë kryesohet nga Sllovenia me 4 pikë. Kombëtarja sllovene fitoi pa shumë probleme ndaj një kundërshtari modest si Kazakhistani 3-0. Protagonist absolut i sfidës ishte sërisht ai, Benjamin Sesko. Sulmuesi 21 vjeçari i Leipzig po kalon një formë të jashtëzakonshme teksa i realizoi të 3 golat për ekipin e tij, pas golit deçiziv të 4 ditëve më parë në barazimin ndaj Austrisë, duke u konfirmuar si një prej sulmueseve më në formë të momentit në kontinent.

3 gola realizoi edhe turku Akturkoglu, për t’i dhënë suksesin kombëtares turke, në fitoren 3-1 ndaj Islandës, fitore që e ngjiti Turqinë në vendin e parë në grupin 4D të Nations League. Ish futbollisti i Gallatasaray i transferuar këtë verë tek Benfika, realizoi 3 herë, në minutat 2’, 52’ dhe 88’, duke zhvlerësuar barazimin e përkohshëm të miqve në minutën e 37’ me Palsson.

Po në këtë grup Wales mori një fitore shumë të rëndësishme, teksa në Podgoricë mposhti 1-2 vendasit e Malit të Zi. Miqtë e zgjidhën shumë shpejtë takimin, teksa realizuan 2 herë brenda 3 minutave të para, me me Moore dhe Wilson. Mali i Zi pavarësisht përpjekjeve arriti vetëm të shkurtonte diferencën e golave në pjesën e dytë me Camaj. Turqia dhe Wales kryesojnë grupin me 4 pikë, të ndjekur nga Islanda me 3, ndërkohë pa pikë në vendin e fundit është Mali i Zi.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb