Është publikuar ditën e sotme lista e Kosovës për ndeshjet me Rumaninë dhe Qipron. Trajneri i dardanëve, Franko Foda ka ftuar lojtarë të rinj për këto dy ndeshje të Ligës së Kombeve.

Elvis Rexhbeçaj është ftuar për herë të parë, ndërsa risi janë edhe Fisnik Asllani e Eliot Bujupi.

Rexhbeçaj është pjesë e Augsburgut në Bundesligën gjermane. Fisnik Asllani aktivizohet te Elversberg në Bundesligën 2, ku ka shënuar 2 gola në 3 ndeshje. Ndërsa Eliot Bujupi është vetëm 18 vjeç dhe luan si sulmues te moshat e Shtutgart.

Kosova Lista

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: