Anglia do të sfidojë Greqinë dhe Irlandën, në kuadër të Nations League. Në prag të këtyre ndeshjeve, trajneri i “3 luanëve”  Lee Carsley, ka publikuar listën e të grumbulluarve.

Anglezët renditen në vendin e dytë në League B Group 2. Deri më tani, të besuarit e Carsley kanë grumbulluar 9 pikë. Përveç konfirmimeve, ka patur edhe risi, për herë të parë janë grumbulluar lojtari i Newcastle, Lewis Hall dhe futbollisti i  Southamptonit, Taylor Harwood-Bellis.

Lista e plotë:

Portierë: Dean Henderson (Crystal Palace), Jordan Pickford (Everton), Aaron Ramsdale (Southampton).

Mbrojtësa: Trent Alexander-Arnold (Liverpool), Levi Colwill (Chelsea), Marc Guehi (Crystal Palace), Ezri Konsa (Aston Villa), Rico Lewis (Manchester City), Kyle Walker (Manchester City), Lewis Hall (Newcastle), Taylor Harwood-Bellis (Southampton).

Mesfushorë: Jude Bellingham (Real Madrid), Phil Foden (Manchester City), Conor Gallagher (Atletico Madrid), Morgan Gibbs-White (Nottingham Forest), Angel Gomes (Lille), Cole Palmer (Chelsea), Declan Rice (Arsenal), Curtis Jones (Liverpool).

Sulmues: Anthony Gordon (Newcastle United), Jack Grealish (Manchester City), Harry Kane (Bayern Monaco), Noni Madueke (Chelsea), Bukayo Saka (Arsenal), Dominic Solanke (Tottenham Hotspur), Ollie Watkins (Aston Villa).

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb