Shqipëri-Çeki 0-0

E gjithë vëmendja është e spostuar në Stadiumin Kombëtar, aty ku Shqipëria pret Çekinë në ndeshjen e vlefshme për Nations League. Pak më parë janë publikuar edhe formacionet zyrtare, me trajnerin Sylvinho dhe homologu Hasek kanë shuar të gjitha dilemat, duke zgjedhur titullarët për skuadrat respektive.

Kuqezinjtë janë në vendin e katërt në grup1 të League B, me 6 pikë të grumbulluara. Në krahun tjetër, çekët kryesues nuk janë larg, pasi kanë vetëm një pikë më shumë se përfaqësuesja jonë. Arbitër kryesor për këtë  takim është zvicerani Scharer.

Shqipëria: Strakosha; Balliu, Ismajli, Ajeti, Mitaj; Laçi, Asllani, Ramadani; Asani, Bajrami, Tuci.

Çekia: Kovar; Boril, Jemelka, Holes; Provod, Cerv, Soucek, Coufal; Cerny, Sulc, Chery.

Minutë pas minute:

45- Mbyllet fraksioni.

44- Krosim i Balliut për Laçin, goditja e mesfushorit me kokë ndalet nga portieri.

33- Bajrami provon nga distanca, pa rezultat. Goditja shkon shumë larg portës.

 

30- Dëmtohet Asani, aktivizohet Seferi. Zëvendësim i detyruar për tekniku Sylvinho!

17- Bajrami shfaqet rrezikshëm në zonën kundërshtare. Gjithsesi, të vëmendshëm çekët.

 

 

13- Çekia i afrohet golit. Jemelka dhe Cerv gjejnë traversën. Momente të mira për mysafirët.

1- Nis ndeshja.

 

 

 

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb