Mircea Lucescu, tekniku i Rumanisë, iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve para sfidës së Nations League ndaj Kosovës.
“Shpresoj të mos bëni shaka me Kosovën. Kosova është një ekip i madh që mund të fitojë kundër çdo skuadre.
“Ata janë lojtarë që luajnë në ekipe të mëdha në Evropën Perëndimore. Fakti që nuk arritën të bënin një grup të fortë, nuk do të thotë se nuk janë një ekip i rëndësishëm. Nuk ka më një gjë të tillë, vetëm ne e imagjinojmë…”.
“Lituania kishte 6-7 lojtarë që luanin në kampionate shumë të forta. Qiproja ka 4-5 lojtarë në kampionate shumë të forta. Nuk është si më parë”- tha ai.
(J.S/BalkanWeb)