Maqedonia e Veriut barazoi 1-1 ndaj Ishujve Faroe, në sfidën e vlefshme për Nations League.

Në 45 minutat e para, dominues ishin maqedonasit, të cilët mbajtën topin dhe ushtruan presion, por pa rezultat. Ekipi i drejtuar nga Ericson kaloi në epërsi në minutën e nëntë, me anë të Davidsen, që ekzekutoi saktë një penallti.

Në fillimin e pjesës së dytë, futbollisti me origjinë shqiptare, Enis Bardhi vendosi ekuilibrat me një gol nga 11-metra. Rezultati mbeti i pandryshueshëm deri në fund, pavarësisht përpjekjeve.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb