BRUKSEL- NATO miratoi sot një riforcim të kapaciteteve të saj në lindje duke krijuar një forcë të re prej 5 000 trupash shumë shpejt të mobilizueshëm dhe gjashtë qendra komandimi në Evropën Lindore, pranë Rusisë, njoftoi sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg.

Franca, Gjermamia, Italia, Polonia, Spanja, dhe Britania? Të bashkuara kanë pranuar të jenë vendet e para që do të marrin pjesë në këtë forcë të re”, theksoi Stoltenberg në përfundim të një takimi me ministrat e Mbrojtjes të NATO-s në Bruksel. Kjo forcë do të jetë operacionale në vitin 2016.

“Kjo është një përgjigje për veprimet agresive të Rusisë, që ka shkelur ligjin ndërkombëtar dhe ka aneksuar Krimenë”, nënvizoi Stoltenberg pas mbërritjes në takimin me ministrat e Mbrojtjes të vendeve anëtare të NATO-s në Bruksel.

“Ne kemi vendosur që kjo forcë me reagim shumë të shpejtë do të përbëhet nga një brigatë tokësore me rreth 5 000 trupa”, theksoi ai pas takimit duke nënvizuar se kjo do të mbështetet nga një komponent ajror dhe detar dhe nga forcat speciale.

(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: