Kosova ka përkujtuar datën 12 qershor, duke festuar 25-vjetorin e Ditës së Çlirimit, që simbolizon hyrjen e trupave paqeruajtëse të NATO-s në territorin e saj. Ky moment historik ka pasuar fushatën ajrore të kryer nga Aleanca Veri-Atlantike kundër forcave ushtarake dhe policore serbe, një përpjekje e vendosur për të ndaluar vuajtjet e popullsisë shqiptare në Kosovë.
Në shenjë të këtij jubileu, NATO ka bërë një postim në faqen e saj zyrtare, duke kujtuar edhe njëherë ndërhyrjen e saj, gjë që ishte një moment historik për lirinë e popullit shqiptar. “Sot shënohen 25 vjet nga misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovë. Misioni ynë mbetet i fokusuar në ruajtjen e një mjedis të sigurt dhe garantimin e lirisë së lëvizjes për të gjithë njerëzit në Kosovë, në mënyrë të paanshme dhe në përputhje me mandatin e OKB-së”, thuhet në njoftim.
Hyrja e trupave ndërkombëtare bëri të mundur kthimin e mbi 800 000 refugjatëve dhe të zhvendosurve brenda territorit të Kosovës në shtëpitë e tyre, të cilët ishin detyruar të braktisnin vatrat e tyre në kohën e konfliktit dhe ishin strehuar në kampe emergjence në Shqipëri dhe Maqedoni të Veriut.
Today marks 25 years of NATO’s Kosovo Force peacekeeping mission.
The mission works to maintain a safe and secure environment and freedom of movement for all people in Kosovo, impartially and in line with its UN mandate.
Learn more about @NATO_KFOR ⤵️ pic.twitter.com/GxvK2J8dxp
— NATO (@NATO) June 12, 2024
Përveç kësaj, tërheqja e forcave ushtarake dhe policore serbe çoi në largimin e një numri të konsiderueshëm të serbëve nga territori i Kosovës.
Ndërhyrja e NATO-s u pa si momenti i fundit pas përpjekjeve të shumta diplomatike dhe Konferencave Ndërkombëtare, si ajo e Rambujesë dhe e Parisit, ku përpjeket për një marrëveshjeje paqeje u refuzuan nga Serbia, duke mos ndaluar dhunën në Kosovë.
Konflikti gjatë viteve 1989-1999 shënoi humbjen e jetës të mbi 13 mijë njerëzve dhe zhdukjen e më tepër se 6 mijë të tjerëve. Më tej u zbuluan edhe varreza masive në Serbi, që tregonin barbarinë e trupave serbe në Kosovë.
(Balkanweb)