BRUKSEL – Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhacka ndodhet në Bruksel, në kuadër të Ministerialit të Mbrojtjes të vendeve anetare të NATO-s.Në fjalën e saj drejtuar Ministerialit, Xhacka nenvizoi angazhimin e qeverisë shqiptare për buxhetin dedikuar mbrojtjes.

“Deri në viti 2024, buxheti për mbrojtjen do të jetë 2% e GDP” – u shpreh Xhacka.
Duke u ndalur në certifikimin e 1 mijë efektivëve të këmbësorisë nën monitorimin e NATO-s, Xhacka tha se ky certifikimi është permbushje e standardeve dhe detyrimeve si anëtar të Aleancës. Ministrja Xhacka shprehu gjithashtu angazhimin e Shqipërisë në misionet paqeruajtëse, angazhim i cili theksoi ajo do të vijojë edhe në të ardhmen.

Xhacka Ministerali (1)
Gjatë Ministerialit Ministrja Xhacka u takua me sekretarin amerikan Mattis dhe sekretarin e pergjithshëm të NATO-s, Stoltenberg, të cilët vlerësuan angazhimin e vendit tonë në operacionet e NATO-s

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb