Lideri i protestave në Rusi, Alexei Navalny u ridërgua sot në burg pasi ishte shtruar në spital për helmim me agjent toksik, sipas doktorëve që e ekzaminuan.

Navalny, pasi filloi të ankohej për dhimbje të syve dhe rënie të lëkurës, u shtrua të dielën në spital, një ditë pasi më shumë se 1000 persona u burgosën pas protestës në qendër të Moskës.

Sipas medies shtetërore ruse, Navalny vuante nga një irritim i shkaktuar nga një reaksion alergjik.

Navalny u arrestua javën e kaluar dhe u dënua me 30 ditë për shkak të organizimit të një manifestimi publik të paautorizuar.

Pasi u shtrua në spital dhe mjekët njoftuan se gjendja e tij shëndetësore ishte përmirësuar, autoritetet e rikthyen në burg.//ATSH

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb