Mesfushori anësor Jesus Navas ka konfirmuar se kapiteni i Real Madrid Sergio Ramos vazhdon të jetë një tifoz i Sevilla-s, në prag të ndeshjes mes dy skuadrave të mërkurën.

Madrid gjithmonë e ka pasur të vështirë ndaj andaluzianëve, dhe ka humbur në tre takimet e fundit në kampionat.

“Sergio Ramos vazhdon të jetë me Sevilla-n, ai ka qenë që i vogël,” shprehet Navas, i cili ka luajtur me Ramos si te Sevilla ashtu edhe te Spanja, për Marca.

“Ai është rritur në ato lagje dhe është në dijeni të gjërave që ndodhin në klub, ai vazhdon të mbetet një tifoz.

“Kemi përjetuar shumë momente të bukura së bashku në vitet e fundit. Jemi miq fëmijërie.

“Flasim shpesh me njëri-tjetrin, dhe patjetër që është diçka e veçantë të ndeshen ndaj tij.

“Sa herë që luajmë brenda, zbresim në fushë për të fituar, nuk ka rëndësi se kush është kundërshtari.”

BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: