Analisti Mentor Nazarko i ftuar në emisionin “Të paekspozuarit” në “News 24” foli për atë që ai ka dijeni se është zhvilluar në Samitin e Berlinit.

Nazarko tha se Samiti në Berlin kishte në fokus raportet mes Serbisë dhe Kosovës. Ai nënvizoi se i është presion Serbisë që të ulet në tryezë me Kosovën, edhe pse Prishtina nuk ka hequr taksën ndaj Beogradit.

“Samiti në Berlin kishte në fokus raportet ndërmjet Serbisë dhe Kosovës. Sa di unë, ka pasur një imponim ndaj Serbisë për t’u ulur në tryezë me Kosovën për të biseduar, edhe pse Prishtina s’ka hequr taksën.

Shqipëria dhe vendet e tjera të Ballkanit kanë qenë aty për llojin e marrëveshjes që do të arrinte Serbia dhe Kosova. Rama kishte ftohur marrëdhëniet me Merkelin, por sa duket kjo ftohje është kapërcyer. Shqipëria tentoi që të marrë një datë për shtatorin për hapje negociatash. Franca po merr një rol të rëndësishëm në vendimet e BE”, tha Nazarko.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb