TIRANE

Analisti Shpëtim Nazarko i ftuar në emisionin ‘Dritare me Rudinën’ komentoi përdorimin e gazit lotsjellës nga ana e policisë në protestën e opozitës. Nazarko, nga studioja e emisionit u shpreh se nëse Rama do të përdorte helm kimik ndaj popullit do ta qëllonte me plumb, ashtu siç Avni Rustemi.

“Me guxuar Rama me hedh lëndë kimike, do bëja Avni Rustemin, do i fusja plumb. Nuk është çmendur t’i hedhë helm kimik popullit. Ne rrojmë në një vend që po ta marrë vesh sulltani, nuk jam lepur unë.”- u shpreh Nazarko.

Rudina Xhunga: Më dërguan diçka nga Bullgaria dhe policia ka përdorur ndaj protestuesve gaz me piper djegës, por ka patur erë dhe e gjitha i është kthyer policëve.

Shpëtim Nazarko: Me guxuar Rama me hedh lëndë kimike do bëja Avni Rustemin do i fusja plumb. Nuk është çmendur t’i hedhë helm kimik popullit. Ne rrojmë në një vend që po ta marrë vesh sulltani, nuk jam lepur unë.

Llamallari: E kanë thenë edhe mediat e ndritura. Nëse babai rreh fyen përdhunon nënën. Çfarë presim nga këta fëmijë, do e shohin normale dhunën. Pa e ditur fare se do vite kjo, që në fillim të emisionit Departamenti Amerikan i Shtetit shprehet se lufta e policisë pengohet nga korrupsioni.

Lala: Kam të drejtë se jam gazetare dhe e di misionin tim. Orët shtesë janë problem për vite të tëra. Unë mbaj mend kur zv. Drejtor. Këtë historinë që policinë e kemi qelibar, nuk e pranoj. Kemi 125 punonjës të policisë së shtetit të përfshirë në aferat e drogës. Fakti që ju citoni se çfarë bënë ata në të shkuarën.

 Xhunga: Nuk duam të nxisim dhunë, por të qetësojmë njerëz

Llamallari: Një vrasje që e shikon si hataja, varet si  shet lajmin. Është puna juaj.Ne informojmë opinionin publik për të vërtetën.

Lala: Ky është misioni im për të informuar publikun. Unë Rudina dhe Nazarko këtë mision kemi.

Havari: Uliganët që i dalin ato dhjamërat mbi bark. Ne nuk guxojmë t’i prekim në dorë se thonë që policia ushtron dhunë. Ata nuk e kuptojnë se çfarë gjendje kalon ky popull. Këtu është  vetëm çështje pushteti.

Alibeaj: Sigurish nuk jam këtu për të bërë debat. Besoj se ju i keni dëgjuar deklaratat e ndërkombëtarëve se protestat janë një ushtrim demokracie. Kushdo që thotë përmes protestave krimi ngre krye, është dashakeqës. Publiku nuk ka qenë i axhituar. Në këto 5 vite ata që janë marrë nga policia e di që krimi ka pasur kulmin e saj në momente pushtete. Krimi në vitin 2016-2017 ishte koha e artë kanabizimit.

Diçka të themi edhe për atë. Por është mirë të mos humbasim në këto elemente duke u marrë në detaje më të vogla. E mbani mend në Elbasan kur krimineli mori para policinë. Ngrihet zonja ministre Spiropali, pa bërë asnjë hetim. Ngrihet në deklaratë dhe akuzon opozitën. Si e si të hedhin baltë ndaj opozitës dhe publikut. Meqë publiku shqiptar është ngritur kjo është një sjellje që i shkon për shtat krimit. Tahiri është duke u përballur me drejtësinë. Ajo që po thoshte Zagani katër vite më parë ka qenë e vërteta.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: