TIRANË

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi e pranishme në emisionin “Të Pa Ekspozuarit” në News 24 tha se Edi Rama është mjeshtër i përpunimit të informacionit.


Në një replikë me gazetarin Mentor Nazarko për vjedhjen e votave, Kryemadhi tha se nëse do të ishte kapur një i LSI-së duke blerë vota, Edi Rama sipas saj do ta kishte çuar çështjen deri në Hagë.

Në fjalën e tij, analisti Fatos Lubonja tha se kjo qeveri duhet të rrëzohet, por ajo që mbetet ende e paqartë mbetet gjetja e mekanizmit.


Pjesë nga debati:

Nazarko: Çfarë e ka përcaktuar në këtë fazë veprimin tuaj politik? Unë mendoj apriori se të gjithë partitë politike blejnë dhe kanë vjedhur vota.


Kryemadhi: Jo nuk ka të gjithë! Na paska qenë LSI frenuesja e korrupsionit. Rama është një mjeshtër i përpunimit të informacionit. Një i LSI Po të kishte blerë edhe një votë, Edi Rama do ta kishte çuar deri në Hagë.

Lubonja: Problemi që më duke mua është ky, se si duhet të rrëzohet një qeveria që është kapur nga krimi. Këta se duhen hequr, duhen, por problemi është se si duhet të hiqen.

(N.M/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb