Historia e Borovës fshati ku ndodhi një nga masakrat më të rënda që nazistët gjermanë kryen ndaj popullsisë civile në Shqipëri në vitet e Luftës së Dytë Botërore, është përkujtuar në 79-vjetorin e saj.

Në nderim të të rënëve në masakrën e Borovës në luftën për lirinë e atdheut u organizua një aktivitet nga Bashkia e Kolonjës. Të pranishmit ne aktivitet si kryebashkiaku, prefekti i qarkut të Korçës dhe ministri i mbrojtjes shprehen dhimbje në respekt të jetëve të humbura padrejtësisht, mirënjohje për kontributin dhe luftën e popullit liridashës të Kolonjës për të fituar lirinë kundër pushtuesve.

Në “Masakrën e Borovës”, një nga ngjarjet më të pashembullta në vitet e luftës së dytë botërore, ushtria gjermane vrau 107 persona civile ndër të cilët gra, fëmijë e te moshuar.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb