NGA: OLA MITRE* TIRANE- Prej vitesh ajo nuk paguante detyrimet e energjisë elektrike e për pasojë borxhi i grumbulluar ndaj kompanisë kapte vlerën e rreth 800 mijë lekëve. Gjatë muajit janar të këtij viti, Nazmie Haka vendos t’i përgjigjet pozitivisht kërkesës së Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike për të lidhur aktmarrëveshje, me qëllim shlyerjen e borxhit me kësteve mujore prej 2500 lekësh. Nazmia është përpjekur që t’i përmbahet kësaj marrëveshjeje e për pasojë çdo muaj shlyen shumën, e cila i shtrohet faturës së radhës.

Por, në fillim të prillit një kërkesë absurde ka mbërritur në vendin e saj të punës: Përmbarimi i kërkon punëdhënësit, që në këtë rast është Njësia Bashkiake Nr.4 në Tiranë, ku ajo punon si pastruese, që t’i bllokojë më shumë se gjysmën e pagës së saj mujore. Më konkretisht, me qëllim shlyerjen e borxhit ndaj OSHEE, përmbaruesit urdhërojnë vendosjen e sekuestros mbi pagën e debitorit në shumën 10.000 lekë çdo muaj, duke lejuar vetëm diferencën nga paga.

“Ne nuk kishim mundësi të paguanim faturat se vetëm unë punoj me një rrogë 180 mijë lekë në muaj, ndaj dhe na u mblodhën . . . Katër vjet s’paguam drita, po kur dëgjuam për marrëveshjet thamë t’i shlyenim me këste. Vetë do bënim si do bënim me 80 mijë lekë në muaj, po tani s’po e kuptoj se ç’kërkon përmbarimi”, shprehet Nazmia për “Gazeta Shqiptare”. Megjithatë, pavarësisht urdhrit, punëdhënësi nuk ka pranuar të bëjë bllokimin e pagës, pasi sipas tyre kërkesa është e paligjshme. Por, në vijim të moszbatimit të urdhrit, përmbaruesi dërgon sërish pranë Njësisë Bashkiake Nr.4 një kërkesë vëmendjeje, ku ndër të tjera paralajmëron se nëse urdhri nuk zbatohet, atëherë do të gjobitet edhe institucioni.
Lajmin e plotë mund ta lexoni sot në print në Gazeta Shqiptare
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: