Humbja e dytë sezonale për Cleveland, që u mund në fushën e tij 135-124 nga Atlanta, në një ndeshje spektakolare. 7 lojtarë të ekipit mik realizuan mbi 10 pikë, duke i bërë të pavlefshme 30 pikët e Donovan Mitchell për Cavaliers. Kjo ishe disfata e dytë për kryesuesit e Konferencës së Lindjes pas asaj të pak javëve më parë ndaj Boston Celtics.
Pas tri humbjesh rikthehet te fitorja ekipi i Lakers, që mundi 119-101 San Antonion. Një lojë e mirë kolektive e ekipit kalifornian, me Knecht që realizzi 20 pikë, ndërkohë që “ylli” i skuadrës Le Bron James arriti të realizonte 16 pikë, 10 rebaunde e 11 asist.
Humbet ekipi i Golden State, që u mund 105-101 nga Oklahoma, që qëndron në vendin e parë në Perëndim. Për Oklahomën u dallua i përhershmi Shai Gilgeous-Alexander me 35 pikë, 9 asist e 5 topa në tabelë.
Nuk zhgënjen ekipi i Dallas, që edhe pa “yllin” e saj Luka Donçiç në parket mundi 129-114 New York, ndeshje ku të gjithë titullarët e ekipit teksan realizuan mbi 12 pikë.
Fiton edhe Denver, 122-103 ndaj Utah Jazz, ku protagonist ishte Nikola Jokic me 30 pikë e 10 rebound.
Ndërkohë në ndeshjet e tjera u arritën këto rezultate:
Charlotte – Miami, 94-98
Indiana – Portland, 121-114
Orlando – Chicago, 133-119
Philadelphia – Houston, 115-122
Washington – Clippers, 96-121
Memphis – Detroit, 131-111
Minnesota – Sacramento, 104-115
New Orleans – Toronto, 93-119
Phoenix – Brooklyn, 117-127