Kryesuesit e Cleveland nuk ndalin marshimin e tyre këtë sezon në NBA. Pas suksesit të një dite më parë ndaj kryesuesve të Konferencës së Perëndimit, Oklahomas, viktima e radhës për Cavs ishte skuadra e Toronto Raptors. Vendasit i’a dolën të triumfonin ndaj kanadezëve me shifrat 132-126, duke prekur kuotën e 33 fitoreve deri tani këtë sezon. Darius Garland me 40 pikë ishte lojtari më i mirë në fushë për Cavaliers.

Ndërkohë është rikthyer te fitorja ekipi i Golden State, që falë një loje të mirë kolektive mundi 107-104 Detroit. Ndërkohë, zjarrjet që kanë pushtuar Los Anxhelos, tashmë në gjendje të jashtëzakonshme, kanë sjellë anullimin e ndeshjes mes Lakers dhe Charlotte. Në takimet e tjera, Miami fitoi 97-92 në fushën e Utah Jazz, sfidë ku protagonist ishte Tyler Herro me 23 pikë, ndërsa fiton edhe ekipi i Dallas, 117-111 ndaj Portland, sfidë ku Jaden Hardy realizoi 25 pikë për teksanët.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: