Të tjera sfida interesante u zhvilluan të enjten në mbrëmje në NBA. Vëmendja kryesore ishte e përqëndruar në Los Angeles aty ku Lakers sfidoi Golden State dhe sigurisht në duelin e shumëpritur mes dy yjeve Steph Curry dhe Le Bron James.

Golden State fitoi 123-116 në fushën e Lakers, në një përballje mes dy ekipesh që luftojnë për titullin në NBA. Stephen Curry me 38 pikë ishte lider në fushë për Warriors, mbështetur edhe nga Podziemski me 28 pikë. Ndërsa 33 pikët e James dhe 31 të Reaves nuk mjaftuan për Lakers.

Jashtë fushe fiton edhe Milwaukee, që mundi 126-113 Philadelphia. Protagonist ishte Antetokounmpo, me një “triple double” (35 pikë, 17 rebound, 20 asist).

Zhgënjen skuadra e Toronto, që në fushën e saj u mund 112-103 nga Portland, ndeshje ku diferencën e bëri Sharpe me 36 pikë.

Ndalet pas 6 fitoresh skuadra e Miami, që u mund 110-108 në fushën e saj nga Memphis. Ja Morant me 30 pikë u dallua për miqtë, ndërsa 35 pikët e Tyler Herro për Miami mbetën për statistikë.

Fiton edhe Minnesota, 105-90 ndaj Brooklyn, sfidë ku Anthony Edwards realizoi 28 pikë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: