Cleveland Cavaljers nuk njeh rivalë këtë sezon. Ndaj Philadelphia 76-ers, Cavaljaers arriti të fitonte të 13 ndeshje radhazi këtë nise të sezonit, duke qenë ende e pathyeshme.
Cavaliers fituan 114-106 në fushën e Philadelphia, ku dyshja Garland-Mitchell realizoi 48 pikë së bashku. Për vendasit rezultuan të pamjaftueshme 34 pikët dhe 10 asistet e McCain, me Philadelphia që nuk është më e njëjta skuadër, kur u mungon “ylli” i tyre Embiid.
Pas kohës shtesë triumfon ekipi i Milwaukee, që mundi 127-210 Detroit, ndeshje ku Antetokounmpo realizoi 59 pikë e 14 rebound.
Fiton edhe skuadra e Boston, që mundi 139-114 Brooklyn jashtë fushe, falë 36 pikëve të Jayson Tatum, 10 pasime të sakta dhe 9 topa në tabelë. Në këtë mënyrë kampionët në fuqi të Boston Celtics, duket se janë për momentin të vetmit në gjendje për të ndjekur ecurinë mbresëlënëse të kryesueseve të Konferencës së Lindjes, Clevaleand Cavaljers.
Moment të mirë po kalon edhe ekipi i Lakers, që mposhti 128-123 Memphis. LeBron James magjik me një “triple double” , teksa ai realizoi plotë 35 pikë, 12 rebound dhe 14 asist, për fitoren e radhës së kalifornianëve ndaj Memphis Grizzlies 128-123.
Oklahoma merr kreun e renditjes në Perëndim pas fitores 106-88 ndaj New Orleans. Lojtari më i dalluar për (Williams 31 pikë). Me këtë fitore Oklahoma rimerr kryesimin në Konferencën e Perëndimit, duke parakaluar Golden State.
Në ndeshjet e tjera të mbrëmjes u regjistruan këto rezultate:
New York – Chicago, 123-124
Houston – Clippers, 111-103
San Antonio – Washington, 139-130
Portland – Minnesota, 106-98
Sacramento – Phoenix, 127-104