11 ndeshje spektakolare u zhvilluan mbrëmjen e së mërkurës në NBA. Spikat padyshim humbja e parë sezonale për Boston Celtics, me kampionët në fuqi që u mundën 135-132 pas kohës shtesë nga Indiana. Sfidë spektakolare, ku për Celtics nuk mjaftuan 85 pikët e trios Brown-Tatum-White. Për Indiana, 7 lojtarë realizuan mbi 10 pikë, ku u dalluan Mathurin me 30 pikë e Siakam me 29 pikë.
Zhgënjen edhe ekipi i Lakers, që u mund 134-110 nga Cleveland, që kryeson i vetëm renditjen në Konferencën e Lindjes me 5 fitore. Mobley me 25 pikë e Mitchell me 24 bënë diferencën në fushë për Cavaliers. Për t’u veçuar edhe koshi i parë i realizuar nga djali i Le Bron James, Bronny James JR, i cili u aktivizua pak minuta në këtë ndeshje, teksa krahas 2 pikëve, dhuroi edhe 2 asiste.
Në Perëndim, kryeson ekipi i Oklahomës, që mundi 105-93 San Antonio, duke korrur fitoren e katërt radhazi. Skuadra e Oklahomës sikundër edhe Cleveland janë dy skuadrat e vetme që nuk e kanë provuar shijen e humbjes deri më tani në këtë nisje të sezonit të rregullt. Dort me 20 pikë, Holmgren (19) e Gilgeous-Alexander (18) ishin protagonistët për një tjetër sukses për Oklahmoan.
Sfidat e tjera të mbrëmjes prodhuan këto rezultate:
Charlotte – Toronto, 138-133
Philadelphia – Detroit, 95-105
Washington – Atlanta, 133-120
Miami – New York, 107-116
Chicago – Orlando, 102-99
Memphis – Brooklyn, 106-119
Golden State – New Orleans, 104-89
Clippers – Portland, 105-106