Në sfidat e së dielës në NBA, bie në sy humbja surprizuese e kryesueseve të Konferencës së Lindjes, me Indiana Pacers që befason Cleveland në shtëpinë e këtyre të fundit.

Skuadra e Cleveland, kryesuese e renditjes në NBA, u mund 93-108 në fushën e saj nga Indiana, një rezultat befasues. Vendimtar stoli për skuadrën mike, nga ku erdhën 43 pikë.

Përfiton Boston, që fitoi me vështirësi në sekondat e fundit 120-119 ndaj New Orleans, ndeshje ku u dallua Tatum me 38 pikë. Fitore të lehtë korri Denver, që mundi në transfertë 112-101 Dallas . Westbrook me 21 pikë e Jokic me 19 ishin më të dalluarit për Nugetts. Zhgënjen sërish skuadra e Milwaukee, që u mund thellë 140- 106 nga New York. Jalen Brunson me 44 pikë ishte protagonistë për vendasit në këtë sfidë.

Oklahoma konfirmohet si skuadra më e mirë në Perëndim, duke fituar  136-105 ndaj Washington, ndeshje ku dyshja Shai-Wiggins realizoi 50 pikë së bashku. Pas kohës shtesë fitoi Utah Jazz, që mundi 112-111 Brooklyn, ndërsa Phoenix mundi 120-113 Charlotte falë 30 pikëve të Booker.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: