Ndeshjet e së martës në NBA kanë përcaktuar edhe dy skuadra të tjera gjysmëfinaliste, të dyja në Konferencën e Lindjes. Njëri prej tyre është Boston Celtics, që mundën 120-89 Orlando dhe fituan 4-1 serinë e çerekfinaleve. Kampionët në fuqi patën epërsi gjatë gjithë kohës, ku u dallua Jayson Tatum me 354 pikë e 10 asist.

Në gjysmëfinale shkon edhe Indiana, që mundi 119-118 Milwaukee, duke fituar 4-1 serinë e takimeve. Fitore në sekondën e fundit për Indiana, ndërkohë që titullarët e të dyja skuadrave realizuan mbi 10 pikë çka tregon për rivalitetin e madh në fushë. Kështu, Antetokounmpo largohet nga gara për titull, duke zhgënjyer këtë sezon fansat e tij.

Po në Lindje, Detroit fitoi 106-103 ndaj New York dhe mban ende hapur shpresat për kualifikim, pasi tani nju-jorkezët udhëheqin 3-2 serinë. Cuninngham me 24 pikë dhe Thompson me 22 pikë u dalluan për Pistons në këtë ndeshje.

Në Perëndim ndërkohë u luajt vetëm një ndeshje, ku Denver mposhti pa problem 131-115 Clippers, duke udhëhequr 3-2 serinë e çerekfinaleve. Jamal Murray me 43 pikë ishte lider në fushë për Denver mbështetur nga Jokic me një “triple double”.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: