NBA bëhet gati për t’u rikthyer. Magjia e basketbollit amerikan do të nisë këtë të mërkurë me sezonin e rregullt, ku 30 ekipet elitare do të duelojnë me njëra tjetrën për një tjetër super sezon që pritet të jetë emocionues.

Por cilët janë favoritët këtë sezon për të shkuar deri në finalen e madhe?

Padyshim, kampionët në fuqi të Boston Celtics shihen ende si skuadra pretendente edhe këtë sezon për të ruajtur kurorën e kampionit. 64 fitoret e realizuara sezonin e shkuar treguan forcën e kësaj skuadre që shihet pretendente edhe këtë vit. Gjithashtu ata janë një prej skuadrave me mbrojtjen më të mirë, nëse Porzingis rikuperohet nga dëmtimi, ai së bashku me Tatum dhe Brown, do të bënin një ekip të pathyeshëm.

Në vendin e dytë është Denver Nuggets. Fituesit e Konferencës së Perëndimit të udhëhequr nga Nikola Jokiç, shihen si rivalët më të fortë për të zbritur nga froni Celtics, këtë sezon.

Në linjën e dytë të startit janë Milawkee Bucks i Giannis Antetokonmpo dhe Los Angeles Lakers. Kalifornianët, megjithëse Le Bron James po shkon afër të 40, ata me një trajner të ri si Reddick, do të përpiqen të shkaktojnë surprizën e madhe këtë sezon.

Renditja  e pretendetëve më pas plotësohet nga skuadra si Phoenix Suns, Oklahmoma apo Miami Heat. Ndërkohë shumë larg pretendimeve këtë sezon shikohen ish kampionët e Golden State Warriors, që renditen vetëm në vendin e 10.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: