Oklahoma Boston Celtics ishte padyshim sfida më interesante e ndeshjeve të së mërkurës në NBA. Dy pres skuadrave më të mira deri tani në sezonin e rregullt u përplasën ndaj njëra-tjetrës, teksa Oklahoma arriti një fitore të rëndësishme në fushën e rivalëve të Boston me shifrat 118-112, duke mbrojtur kreun e renditjes në Konferencën e Perëndimit. Ndeshje e ekuilibruar deri në fund, ku vendimtar ishte Alexander Shai me 34 pikë, mbështetur edhe nga Holmgren me 23 pikë.

Jashtë fushe fiton skuadra e Clippers, që mundi 119-104 Miami. Treshja Bogdanovic-Zubac-Harden realizoi 80 pikë, duke bërë diferencën në fushë.

Zhgënjen ekipi i Denver, që u mund 115-94 në shtëpi nga Minnesota. Për miqtë u dalluan Edwards me 29 pikë e Randle me 25 pikë.

Fiton edhe San Antonio, që mundi 126-116 Dallas, duke shpresuar për një vend në play off. De’Aron Fox me 32 pikë ishte lider në fushë.

Skuadra e Houston, falë 29 pikëve të Jalen Green, mundi 111-104 Phoenix, ndërsa Atlanta triumfoi 123-110 ndaj Charlotte, ndeshje ku u dallua Trae Young me 35 pikë

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: