Boston Celtics fiton sërish. Kampionët në fuqi të NBA fitojnë ndeshjen e dytë të sezonit të rregullt, ndaj Washington Wizards 122 me 102. Brown me 27 pikë dhe Tatum me 25, udhëhoqën ekipin e Mazzullës drejt një tjetër triumfi.Wizzards rezistuan vetëm në 12 minutat e para teksa arritën të mbanin garën e hapur, por më pas cilësia e basketbollistëve të Celtics doli në “skenë” duke bërë diferencën.

Ndërkohë Dallas Maveriks fiton derbin texan ndaj San Antonio Spurs.  Nënkampionët fituan ndeshjen e parë, në një sfidë mjaftë të bukur mes dy yjeve, Donçiç dhe Wembanyama. Slloveni ishte i papërmbajtshëm për Mavericks, teksa për pak sa nuk realizoi një triple double, me 28 pikë, 10 topa në tabelë dhe 8 asist. Shumë mire bëri edhe Klay Thompson, që debutoi me fanelën e Dallas duke shënuar 22 pikë, ndërkohë Irving shtoi edhe 15 pikë të tjera. Për lojtarët e Greg Popoviç, 4 ishin lojtarët që shkuan me dy shifra sai i takon realizimeve: Champagne, Sochan, Barnes dhe Wembanyama, por që nuk mjaftuan për Spurs, që u mundën 120 me 109.

Ndërkohë humbje befasuese në shtëpi e Denver Nuggets, të cilët u mposhtë 87 me 102 ndaj Oklahoma City Thunder, një tjetër skuadër që pritet të shkojë shumë larg këtë sezon. Nuk ishin në mbrëmjen e tyre më të mire, gjë e cila u reflektua edhe në rezultatin final, yjet e Nuggets, Jokiç që shëni vetëm 16 pikë, si dhe Murray me vetëm 12 pikë.

Ndërkohë ndeshja më e balacuar e mbrëmjes ishte ajo mes Sacramento Kings dhe Minnestota Timberwolves, me miqtë që fituan me vetëm 2 pikë, 115-117. Gjuajtjet e lira të Anthony Edwards, 2 sekonda nga dëgjimi i sirenës për fundin e lojës, i dhanë fitoren Minesotës, e cila merr kështu fitoren e parë në sezon pas humbjes në ndeshjen hapëse ndaj Lakers.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: