15 ndeshje të luajtura dhe të 30 skuadrat e NBA-së kanë zbritur të hënën në mbrëmje në fushë, një ditë para zgjedhjeve amerikane.
Kampionët e Boston fituan 123-93 në fushën e Atlanta, sfidë ku Tatum ishte përcaktues për Celtics teksa realizoi 28 pikë. Kjo ishte fitorja e 3 radhazi për ekpin e Joe Mazullës, që renditet në vendin e 2 në Konferencën e Lindjes.
Në krye të renditjes në Konferencën e Lindjes qëndron Cleveland, ende i pamposhtur, që mundi 116-114 Milwaukee, një sfidë emocionuese deri në fund. Fitorja erdhi nga duart e Garland, që realizoi 39 pikë për Cavaliers. Ndërkohë krizë e plotë mund të konsiderohet kjo nisje e sezonit për Bucks, që pësojnë humbjen e 6 në 7 ndeshje.
Në kahun tjetër, në Perëndim, në krye të klasifikimit është Oklahoma, që mundi 102-86 Orlando, me dyshen Williams-Shai, që së bashku realizoi 44 pikë për vendasit, që ende nuk kanë pësuar asnjë humbje.
Detroit surprizoi Lakers115-103, ndeshje ku për vendasit u dallua Ivey me 26 pikë, ndërkohë që të gjithë titullarët e Pistons realizuan mbi 10 pikë.
Jashtë fushe fiton Golden State, që falë 24 pikëve të Curry mundi 125-112 Washington. Në sfidat e tjera bien në sy sukseset e Phoenix Suns ndaj Philadelfias 118-116, Denver ndaj Torontos 121-119 dhe Los Angeles Clipers ndaj San Antonio Spurs 113-104.