Cleveland rikthehet te fitorja në NBA, duke mundur 128-100 New Orleans dhe mbrojtur kreun e renditjes në Lindje. 7 lojtarë të Cavaliers realizuan mbi 10 pikë, ku u dallua Ty Jerome me 29 pikë, që i bëri të pavlefshme 34 pikët e Reeves për miqtë. Fitorja për Cavaljers erdhi në momentin e duhur për kryesuesit e Lindjes, pasi vetëm 24 orë më parë ata morën disfatën e parë të sezonit në TD Garden ndaj Boston Celtics.
Pa probleme fiton edhe skuadra e Milwaukee, që mundi 122-106 Chicago, ndeshje ku Antetokounmpo ishte protagonis teksa realizoi 41 pikë.
Houston, falë 31 pikëve e 12 rebound të Sengun, mundi 130- 113 Indiana, duke ngjitur shkallët në renditje.
Në krye të renditjes në Konferencën e Perëndimit ngjitet ekipi i Golden State, që mundi 120-97 Atlanta. Wiggins me 27 pikë e Curry me 23 pikë bënë diferencën në fushë për skuadrën e Warriors.
Triumfon edhe skuadra e Clippers, që mundi 104-93 Orlando, ndeshje ku shkëlqeu Harden, autor i 24 pikëve.
Nuk zhgënjen skuadra e New York, që falë 34 pikëve të Towens mundi 133-122 Phoenix.
Në sfidat e tjera u shënuan këto rezultate:
Memphis – Philadelphia, 117-111 dhe Oklahoma – Portland, 109-99