Pas kryesueseve të NBA, Cleveland Cavaljers edhe Boston Celtics dhe Oklahoma City Thunder arrijnë të sigurojnë një vend në fazën “play-off”, pas suksese të arritura mbrëmjen e së mërkurës në NBA.

Boston fitoi 128-118 ndaj Portland duke u bërë skuadra e dytë në Lindje që kualifikohet në fazën play off. Derrick White me 41 pikë ishte lider për Celtics.

Në Konferencën e Perëndimit vijon të dominojë ekipi i Oklahoma, që mundi 120-103 Memphis jashtë fushe, duke u kualifikuar në play off. Sërish protagonist Alexander Shai, që realizoi 41 pikë.

Skuadra e Cleveland korri  fitoren e 12-të radhazi, duke mundur 112-107 Miami. 40 pikët e realizuara nga lojtarët e stolit ishin vendimtare për Cavaliers, që kryesojnë renditjen në Konferencën e Perëndimit.

Fiton edhe skuadra e Denver, që mposhti 116-110 Sacramento, sfidë ku të gjithë titullarët e Nuggets realizuan mbi 10 pikë.

Nuk zhgënjen ekipi i Milwaukee, që mundi 137-107 Dallas, ndeshje ku Lillard realizoi 34 pikë e Antetokounmpo 32 pikë.

Fitore të rëndësishme për renditje korri skuadra e Clippers, që falë 50 pikëve të James Harden mundi 123-115 Detroit.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: