TIRANE – Lidhja e tyre ka qenë ndër më të përfolurat, ndoshta për faktin që ata kurrë nuk e pranuan. Flasim për Çiljetën dhe Alban Hoxhën, dyshja simpatike që pak muaj më parë u fotografuan së bashku, duke konfirmuar atë që prej kohësh përflitej.

Megjithëse marrëdhënia mes tyre ka pasur uljet dhe ngritjet e veta, duket se mes personazheve të njohur ka pasur një dashuri të fortë. Edhe pse ditët e fundit diçka duhet të ketë ndodhur. Nëse u hedhim një sy rrjeteve sociale të të dyve, ata kanë larguar edhe ato pak foto që kishin me njëri-tjetrin. Nga aq sa kemi mundur të mësojmë, Çili dhe Albani i kanë dhënë fund raportit të tyre.

Shumë shpesh portieri i Partizanit dhe këngëtarja kanë pasur kontradikta me njëri-tjetrin, e duket se kanë vendosur të bëjnë pak pushim nga marrëdhënia e tyre nisur rreth një vit më parë. Këngëtarja këtë periudhë pëlqen disa postime që të bëjnë të mendosh se ndihet vetëm. Në njërin nga statuset e fundit që ka pëlqyer shkruhej: “Ai që gjithmonë kujdeset dhe mundohet t’i bëjë të tjerët të lumtur, është personi më i vetmuar”.

Duke qenë se shumë shpesh marrëdhënia e tyre ka kaluar të tilla situata, ndoshta kjo ndarje mes tyre nuk është përfundimtare, por thjesht një sherr i momentit mes të dyve. Dyshja simpatike ka nisur bashkëjetesën pak muaj më parë, ku bashkë me ta ishin edhe fëmijët e tyre. Kujtojmë që në ditëlindjen e Çiljetës, në shkurt, ishte e pranishme e gjithë familja e Albanit.

Ndaj lidhja e tyre ka kohë që është konsoliduar dhe pëlqehej nga familja e të dyve. Aktualisht Çiljeta është e angazhuar me koncerte në Shqipëri dhe jashtë vendit. Nga aq sa kemi mundur të mësojmë, këngëtarja është duke përgatitur edhe dy klipe të reja, që sigurisht shumë shpejt do të shndërrohen në hite. Nga ana tjetër, Albani është duke u përgatitur për sezonin e ri, ku i duhen forcat maksimale në portën e Partizanit.
(gsh.al/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb