LONDER-‘Boyhood’ ka fituar çmimin si filmi më i mirë në edicionin e 68-të të British Academy Film Awards (Bafta), Oscaret anglez, në Royal Opera House të Londrës.

Filmi i drejtuar nga Richard Linklater ka fituar çmimin edhe si regjia më e mirë. Artistja më e mirë protagoniste është shpallur Julian Moore në interpretimin e doktoreshës Alice Howland në filmin ‘Stile Alice’.

‘Boyhood mori në shtëpi edhe një çmim tjetër, atë të artistes më të mirë joprotagoniste, Patricia Arquette.

Artisti më i mirë joprotagonist është vlerësuar J.K. Simmons me ‘Whiplash’.

Filmi polak ‘Ida’ fitoi çmimin e filmit më të mirë të huaj dhe ‘The Lego Movie’ si filmi më i mirë i animuar.
Cmimi i fotografisë ka shkuar për ‘Birdman’, montazhi dhe muzika për ‘Whiplash’.

Dokumentari më i mirë është shpallur ‘Citizenfour’. ‘Gran Budapest Hotel ka marrë çmimin edhe për kolonën suonore më të mire origjinale, për make-up dhe skenografinë më të mirë. (da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb