SHBA

Në New Jersi të Shteteve të Bashkuara u mbajt ceremonia e ndarjes së çmimeve muzikore të MTV Video Music Awards ku u vlerësuan artistët më të suksesshëm të vitit. Ceremonia u hap me një performancë të këngëtares me origjine shqiptare Ava Max (Amanda Koçi) e cila po korr sukses në tregjet muzikore ndërkombëtare.


Ava Max nuk ishte artisja e vetme shqiptare në ceremoni. Artisja tjetër shqiptare Bebe Rexha arriti të sigurojë një trofe për këngën më të mirë dance në bashkëpunim me grupin amerikan The Chainsmokers.


Megjithatë artistja e cila u konsiderua mbretëreshë e mbrëmjes ishte Taylor Swift ajo që siguroi trofeun për video klipin më të mirë të vitit për “You Need to Calm Down.


Swift sapo ka publikuar albumin e saj të shtatë me shitje të jashtëzakonshme në të gjithë botën. Fitues të tjerë të mbrëmjes ishin Ariana Grande, Billie Eillish. Lil Nas X etj. Gjatë mbrëmjes prezantuan hitet e tyre artistë si Camila Cabello në bashkëpunim me Shawn Mendes, këngëtarja spanjolle Rosalia, Lizzo etj.

(BalkanWeb)