TIRANE- Pas ndarjes së pronarëve të televizionit A1 Report, Koço Kokëdhima dhe Karlo Bolino duket se kanë nisur edhe problemet, të cilat më shumë se këdo prekin gazetarët e këtij televizioni. Ashtu si çdo ditë ata kanë shkuar në punë, por sot nuk janë pranuar. Ky fakt por edhe mosshlyerja e pagës së muajit të fundit i ka nxjerrë gazetarët në protestë përpara studiove të televizionit. Mësohet gjithashtu se pas ndarjes Karlo Bolina ka marrë frekuencat e televizionit Albanian Screen.
(BalkanWeb)




Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: