Është ndarë nga jeta në moshën 80-vjeçare aktorja e nominuar e çmimit Oscar, Mary Tyler Moore e njohur gjerësisht për programin argëtues “The Mary Tyler Moore Show”.

Moore ka qenë e shtruar në spitalin e Connecicut, SHBA, në gjendje të rëndë shëndetësore, derisa ka ndërruar jetë ditën e djeshme. Aktorja ka qenë ikonë televizive në mediat amerikane dhe vuante prej kohësh nga disa sëmundje, por kohët e fundit gjendja e saj u përkeqësua.

“Ka ndërruar jetë ikona televizive Mary Tyler Moore në moshën 80-vjeçare në shoqërinë e miqve dhe bashkëshortit të saj prej 33 vitesh, Dr. S. Robert Levine”, ka thënë për ABC News publicisti i saj. “Mery do të mbetet një vizionare e patrembur që ndryshoi botën me buzëqeshjen e saj.”
(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb